Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se është realizuar mbledhje e Këshillit ekonomik me përbërje të zgjeruar në të cilin morën pjesë edhe Odat ekonomike, sindikatat, ekspertët dhe komunitetin akademik në të cilën është diskutuar për tejkalimin sfidave të krizës, masat dhe mundësitë për përballimin e krizës energjetike dhe ekonomike.
Shton se në këtë takim janë diskutuar edhe mënyrat, format se si të mbështeten qytetarët po edhe bizneset në këtë kohë krize.
“Javën e ardhshme Qeveria do të marrë masa specifike për kategoritë më vulnerabël të qytetarëve dhe kompanive për ta tejkaluar më lehtë krizën së bashku. Në kohë krize energjetike, si qytetarët ashtu edhe bizneset duhet t’i trajtojnë me vetëdije burimet e energjisë në mënyrë që ta kalojmë këtë dimër me sa më pak pasoja negative”, ka shkruar Bekteshi.