“Qytetarët e anketuar nga TVM2, shprehen të pakënaqur dhe njëkohësisht të shqetësuar për rritjen e cmimeve të ilaceve. Ata ankohen se nuk mund t’ia dalin me pensionet që i marrin t’i mbulojnë nevojat e tyre”.
Krahas ngritjes së çmimeve të rrymës por edhe të produkteve ushqimore, qytetarët janë goditur edhe nga rritja e çmimit të ilaçeve. Çmimi i lartë, iu është bërë ngarkesë shtesë për buxhetin familjar, duke u pamundësuar që t’i mbulojnë të gjitha gjërat e nevojshme dhe të domodosshme për një jetë normale.
“Cmimet janë për së tepër të larta, ata që janë me social ose me pensione që skanë mundësi të mbulojnë harxhimet në shtëpi e leje më për barna. Tash janë duke treguar se prap do ti rrisin cmimet dhe është shumë katastrofë e madhe për popullin. Po se babin e kam by pass është bërë tash dhe shumë ilace i kanë dhënë shumë shtrejt janë nuk mund të mbërrijmë por duhet ti marrim cka ka nevojë”, shprehet qytetari.
“Po dihet më se cka mund të presim nga kjo Qeveri. Unë përdori barna marr edhe insulinë dhe ka shtrejtime, gjihcka u shtrejtua kohëve të fundit”, thekson qytetari.
“Nuk është e drejtë të shtrejtohen barnat, sepse ka pacientë që marrin terapi rregullisht dhe duhet tu jepet prioritet këtyre gjërave”, shprehet qytetari.
Nga FSSh thonë se nuk janë kompetent për rregullimin e çmimeve me shumicë dhe pakicë të barnave, duke theksuar se për këtë cështje kompetente është Ministria e Shëndetësisë.
MSh: Së shpejti pritet ulja e çmimit të disa ilaçeve
Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë kundërpërgjigjen se korigjimi i cmimeve të barnave të caktuara, ndoshta i referohet kategorisë së barnave OTC që janë të destinuara për shitje të lirë, pra barna që qytetarët kanë mundësi t’i blejnë në barnatore pa recetë. Për kategorinë e barnave me recetë, çmimet rregullohen sipas metodologjisë të vendosur të çmimeve.
“Sipas kësaj metodologjie, çmimet e reja miratohen vetëm për një numër të kufizuar barnash që përballohen nga fondet e FSSHM-së, pra janë të vendosura në të ashtuquajturat lista pozitive. Gjegjësisht, në këtë rast bëhet fjalë për barna që përdoren në trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, epilepsisë dhe ulçerës gastrike, si dhe për dy përfaqësues të grupit të antibiotikëve. Duke pasur parasysh mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve në vendin tonë dhe për të siguruar disponueshmërinë e këtyre barnave për përdoruesit, shihet se çmimi i kësaj kategorie barnash është nën çmimet mesatare të këtyre barnave në vendet referente,si dhe nën çmime në vendet e rajonit”, thuhet në kumtesën e ministris së Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndtësisë informojnë se janë duke u zhvilluar negociata gjithëpërfshirëse me kompanitë farmaceutike, në përputhje me metodologjinë për çmimet e barnave dhe pritet që në periudhën e ardhshme të ketë ulje të çmimeve të disa kategorive të barnave.