Qëndrimet pro-ruse dhe anti-perëndimore të VMRO DPMNE-së po bëhen alarmante çdo ditë e më shumë. Sipas ish ambasadorit, Nano Ruzhin VMRO DPMNE-ja në të vërtetë inspirohet nga regjimi autoritar i Putinit, çka do të ishte e rrezikshme për stabilitetin e vendit sikur kjo parti të mbetej në pushtet. Por Ruzhin beson se partisë së Gruevskit po i vjen fundi, ndërsa veprimet jo-diplomatike vetëm që e dëshmojnë këtë.
Një nga parimet më të rëndësishme diplomatike është mos-publikimi i bisedave kur një ambasador ka takim me një lider të një grupi politik, me president e kështu me radhë. Megjithatë, kjo sipas meje është një nga treguesit që paraqiten gjatë destabilizimit ose rënies së secilit regjim autoritar. Kur gjithmonë përveç të brendshmit kërkohet edhe armik i jashtëm. Në rastin tonë si armik i jashtëm konsiderohet bashkësia ndërkombëtare – tha Nano Ruzhin, ish ambasador.
Aktivisti Lulzim Haziri mendon se fushata anti-perëndimore e VMRO DPMNE-së sinkronizohet me fushatën globale kundër Sorosit, që filloi pas fitores së Trumpit në SHBA.
Vlerësoj se fushata e planifikuar, e konstruktuar mbi të gjitha e partisë së VMRO DPMNE-së ndaj diplomatëve të huaj, ndaj ambasadave të huaja dhe pikërisht ndaj mediave të pavarura dhe shoqatave joqeveritare është një fushatë që reflekton mbi të gjitha një nervozizëm të kësaj partie, një frikë të kësaj partie dhe mbi të gjitha është një fushatë që reflekton jo etikë, jo rofesionalizëm, jo diplomaci ndaj të gjithë atyre që e kanë ndihmuar Maqedoninë – u shpreh Lulzim Haziri, aktivist i OJQ-ve dhe gazetar.
Pas takimit që kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski realizoi me ambasadoren gjermane në vend Althuzer, nga partia e Gruevskit njoftuan se bashkëbiseduesit nuk janë pajtuar rreth formimit të qeverisë së re dhe përsëritjes eventuale të zgjedhjeve. Ndërsa në njoftimin e kësaj partie për takimin e Gruevskit me ambasadorin rus Shçerbag vërehet se dy bashkëbiseduesit ishin të pajtimit për të gjitha çështjet e diskutuara. VMRO DPMNE-jka e Gruevskit së fundmi reagoi edhe ndaj qëndrimit të ambasadës amerikane, për çka kërkun sqarimin nëse të njëjtin qëndrim mban edhe administrata e Trampit, duke mos i besuar në këtë mënyrë ambasadorit Bejlli.
https://www.youtube.com/watch?v=xDipvH988P0