Në kalendarin e historisë se shqiptareve tw Maqedonisë, data e sotme u shënua me emrat e Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Njazi Siani, Qemal Shaqiri, Gazmend Arifi, Elham Curri, Ismet Bajrami, Sait Sejdiu dhe shumë të tjerëve.
Data e sotme u shënua në histori me krismën e pare të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që solli epokën e ndryshimeve për shqiptarët e Maqedonisë, ndryshime që erdhën me çmimin e larte të sakrificës. Në një akademi përkujtimore në Shkup u shënua kjo datë dhe sakrifica e dëshmorëve.
“Sot kur flasim me krenari për dëshmorët në tubime përkujtimore, e kur në heshtje mendojmë për sakrificën e tyre, kujtoni se ata na pyesin për gjendjen tonë, se ku jemi sot e sa kemi arritur ti realizojmë amanetet e gjakut të tyre të derdhur në altarin e Atdheut”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
“Patriot I vërtetë, nuk është ai që flet komëbarisht por ai që vepron kombëtarisht dhe vëllezërit e mi të varrosur së bashku me babain tim, janë ata që mbrojtën pragun e shtëpisë, ardhmërinë që sot shijojmë”, tha Liridon Bajrami, përfaqësues i familjarëve të dëshmorëve.
“Isha duke menduar sa po e kryejmë detyrën tonë dhe sa arrijmë ne të përmbushim amanetin e dëshmorëve të kombit. Nuk jam I sigurt shumë. Mirëpo për një gjë jam I sigurtë. Sado gjatë të shkojë kalojmë nga ngjarjet që përjetuam e aq më të mira bëhen manifestimet që I përjetojmë në mungesë të dëshmorëve por në prezencë të tyre”, tha Hazbi Lika, përfaqësues i brigadave të UÇK-së.
“Shpend Mazrekaj, është emri që ka një betim, kur biem për trojet tona ne rilindim sepse është toka jonë, është mesazhi që lëkundi kancelaritë e Evropës se ku flitet shqip i thonë Shqipëri. Sa më shpejt të pranohet ky fakt, aq më mirë se në të kundërtën, nuk ka qetësi as në Ballkan e as në Europë”, tha Nesim Haradinaj, UÇ e Kosovës.
“Shpirtërisht kombi ynë është I bashkuar e do të shkojë drejt bashkimit fizik. Duam të mos ketë konflikt të ri sepse ne luftën e bëmë dhe e mundëm Serbinë e aleatët e saj, por le të dihet se djemtë që janë sot në qeveri, parlament, polici e ushtri, I zhveshin menjëherë teshat e do të vijnë në anën e popullit”, tha Fazli Veliu, nga SHVL UÇK.
Që në mëngjes, u bënë homazhe në varrezat ku pushojnë përjetësisht dëshmorët e Kombit, për të nderuar edhe familjet e dëshmorëve për këtë sakrificë sublime të bijve të tyre.