Krisma armësh, një person me plagë të rënda dhe ndjekje me vetura, janë shënuar të hënën në mbrëmje në fshatin Batincë të Shkupit. Sipas policisë, mbrëmë (16.01.2017) rreth orës 18 e 10 minuta në rrugën numër 7 në këtë fshat, 29 vjeçari Sh.A . ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personave M.N. (44) dhe M.SH. (51) nga i njëjti fshat. Me këtë rast. M.N. ka marrë plagë të rënda në stomak, dorë dhe në këmbë. Fillimisht ai është dërguar në Poliklinikën në Draçevë ku i është dhënë ndihma e parë, e më pas me veturë të ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën e Urgjencës. Sipas policisë, shkak për këtë incident ka qenë zënka që kanë pasur me familjen e personit Sh.A. ditën e njëjtë. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekip policor për të hetuar rastin.
Data 25.03.2026
Aktuale
- LSDM dhe BDI kritika qeverisë për çmimet dhe krizën, opozita kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve
- BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit dhe sekretet bërthamore të Izraelit
- Ponari: Gëzuar Ditëlindjen President Ilir Meta, Për mua do të mbetesh gjithmonë Komandanti!
- Ndalohen gjashtë persona në Kumanovë për organizim të përleshjeve me qen
- Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë në Serbi! MPB e Serbisë: Shfaqën simbole të “Shqipërisë së Madhe”
- Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!
- Cilat janë kompanitë që fituan tenderin për projektimin në Porto Romano! Filiali i kompanisë holandeze në Shqipëri, probleme me pagimin e taksave, çfarë ndodhi
- Policia shqipton 39 gjoba ndaj transportuesve publikë të udhëtarëve

