Artan Nimani nga Forumi Intelektual E30 deklaroi se qëndrimet zyrtare të partnerëve të dikurshëm të koalicionit të tyre të përbashkët janë tashmë të njohura, me Haradinajn që është kategorikisht kundër mbështetjes së një kandidature për kryeparlamentare siç është zonja Haxhiu, ndërsa Limaj, siç tha, është i heshtur sa i takon qëndrimeve të tij politike, duke e luajtur rolin e neutralit e duke abstenuar në votime në Kuvend.
Nimani theksoi se ai komunikon me të dytë dhe se ka raporte tepër miqësore si me Haradinajn ashtu edhe me Limajn.
“Ndërsa ata të dytë mes veti kanë filluar.. bashkimi i koalicionit tonë ishte ndërtuar në bazë të konceptit të një fronti kombëtar kundër një të keqeje që ishte duke e qeverisur vendin, pastaj pas përfundimit të zgjedhjeve u pa që rrugët e tyre politike janë ndarë”.
“Ne dhe partnerët tjerë që ishim në koalicion nuk kemi fituar mandate që të jemi pjesë e kësaj loje politike, kështu që në njëfarë forme nuk ka funksionuar koalicioni më tutje pas datës 9 shkurt dhe madje u pa edhe publikisht se nuk po funksionon as sot”, tha mes tjerash Nimani.