MPB-ja ka zbardhur dy raste të personave të cilët gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017 janë fotografuar me armë. Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, pas informacionit të marrë nga mediat për personat të cilët gjoja kanë shtënë dhe janë fotografuar me armë gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017, nga ana e Njësitit për trafikim të paligjshëm pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për konfirmimin e besueshmërisë së informacioneve. “Në bazë të Urdhrit nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te personi S.A. (32) nga f. Haraçinë, rajoni i Shkupit. Gjatë bastisjes, nuk janë gjetur mjete të cilat rrjedhin nga vepra penale. Gjithashtu, në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera edhe te personi V.G. (26) nga Shkupi. Edhe te ky person nuk janë gjetur mjete të cilat rrjedhin nga vepra penale”, kumtoi MPB-ja. Personat janë privuar nga liria dhe në Stacionin policor Gazi Babë me ta është biseduar, janë bërë shënime zyrtare, pas çka janë lëshuar. Për ngjarjen me shkrim është njoftuar Prokurori publik, theksojnë nga MPB-ja.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Zbulohet baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët, lënda narkotike në formën karamele shitej pranë shkollave
- Nikolloski: 4 oferta për autobusët elektrikë
- Presidenti Begaj uron besimtarët ortodokse për Pashkën: U ndriçoftë jeta juaj me besim, shpresë e gëzim
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe

