Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku një turist ka vrarë bashkëshorten dhe tentoi ti jepte fund jetës.
Krimi raportohet se ka ndodhur brenda në hotel, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari Brandon Saporito.
Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje, sipas informacioneve paraprake.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, si edhe nuk ka një njoftim nga policia.