Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Konispol, ku një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vdekur edhe vetë.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalë, kur shtetasi H.I. 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton A2Cnn.



