Tema e nepotizmit nga pushteti aktual duket se po jep rezultate të larta edhe atë nëpër institucione të ndryshme e që kjo gjë po shqetëson jashtëzakonisht qytetarët.
Sipas Magazin, punësimet e fundit që janë bërë në agjencionin për kontroll M-NAV ku pagat lëvizin nga 45 mijë deri në 85 mijë denarë, mes të punësuarve janë edhe familjarë të funksionarëve të lartë partiak.
Kështu, para disa ditëve në punë ka filluar Antonio Kocovski nga Ohri, i cili është dhëndri i kreut të LSDM në qytetin e Ohrit njëherit biznesmenit Laze Tanevski, por që fakt është se në këtë kompani ndër vite punon edhe babai i tij Goran Kocovski, e paga e tij do jetë hic më pak se 46 mijë denarë, ndërkohë që një tjetër i punësuar në këtë kompani para disa ditëve është dhe Veton Hadri ndryshe djali i deputetes Shpresa Hadri. Edhe pse me profesion arkitekt ai në Agjencinë për kontroll të fluturimeve do të merr pagë prej 46 mijë denarë./Magazin
Data 15.09.2025
Aktuale
- Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit
- Bajram Rexhepi: Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet
- Behar Emini nga VLEN do të kandidojë për kryetar të Butelit
- KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal
- Pësoi infarkt në Voskopojë dhe u transportua me urgjencë në Tiranë, Spitali Amerikan: Ambasadori i Ukrainës iu nënshtrua ndërhyrjes kardiologjike! Operacioni shkoi me sukses
- Fidan merr pjesë në takimin e diplomatëve të lartë arabo-islamikë në Katar
- VLEN: Deponitë janë trashëgimi nga koha e BDI-së
- Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal