Kryetari i Komunës së Kumanovës nga radhët e LSDM-së, Maksim Dimitrievski kërkoi nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme, hetim të plotë për rastin e marrjes së strishove për virusin korona, si dhe transportin me ambulancë në laboratorët privatë në Shkup që janë pjesë e parregullsive të cilat janë konstatuar gjatë dy inspektimeve të jashtëzakonshme të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Dimitrievski pyeti: “Si arritëm në situatë që të ngrihet kallëzim penal, i cili u hodh poshtë nga Prokuroria Themelore Publike si i pabazë. Edhe atëherë edhe tani besoj në institucionet e sistemit dhe besoj se ky rast do të ketë epilog sepse në këtë shtet duhet të ndërtohen kapacitete pavarësisht presioneve politike do të funksionojë dhe do të punojë në mënyrë të paanshme dhe jashtëzakonisht profesionale ”, tha Dimitrievski.
“Pres që sa më shpejtë Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ta konstatojë të gjithë situatën faktike në këtë çështje dhe të del me deklaratë ku do të përcaktohen të gjitha shkeljet e mundshme në lidhje me këtë procedurë, si është zhvilluar dhe në çfarë mënyre ka ardhur deri te kallëzimi penal. Do t’ia lë hetimit t’i konfirmojë kryerësit sepse në këtë moment unë vetëm mund t’i paramendoj motivet, por më e rëndësishmja është kush e ka shkelur ligjin dhe autorizimet zyrtare”, deklaroi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.



