Gjykata Themelore Penale e Koçanit ka pranuar sot propozimin e Prokurorit shtetëror dhe i ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin ish-ministrit Kreshnik Bekteshi, ndërsa ka caktuar “masa kujdesi” kundër gjashtë oficerëve të policisë, nga gjithsej shtatë të dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë publike në lidhje me zjarrin në Koçan.
Policët e arrestuar sot u nxorrën para gjykatësit, me propozim të prokurorit publik, për procedurë paraprake, pas së cilës, siç njoftoi Gjykata Penale, u janë shqiptuar masa për sekuestrimin e dokumenteve të udhëtimit, ndalim për ta lëshuar vendbanimin, për t’u paraqitur në gjykatë, ndalim për kontakte me të pandehur dhe të dyshuar të tjerë, si dhe ndalim për të ndërmarrë aktivitete të caktuara pune.
Prokuroria sot hapi hetim kundër dhjetë oficerëve të policisë për zjarrin në Koçan, nga të cilët propozoi caktimin e masave të kujdesit për shtatë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë, siç informoi Prokuroria, janë siguruar me procedurë paraprake.