“Hoteleria dhe turizmi janë ndër sektoret me prioritet për ndihmë që nga pakoja e 1 e deri te e 6. Këto sektore janë përfshirë në të gjitha pakot”, kështu ka vlerësuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e tij para mediave, ku njoftoi hapjen e 7 thirrjeve për aplikim në pakon e 6 ekonomike.
Shtoi, se si në pakot e tjera, edhe në të 6-n ka për qëllim të stimulojë turizmin dhe të ndihmojë sektorin e hotelerisë.
Ka njoftuar, se në vitin 2020, numri i turistëve ka rënë për 60.5%.
“Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë vitit 2020 në raport me vitin 2019, numri i turistëve ka rënë për 60.5% dhe te turistët vendor ka ulje për 18.3 për qind, kurse te turistët e huaj ka ulje deri më 84.4%.