Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev se së shpejti do i njoftoj krerët e shtetit për fazën përfundimtare të negociatave nga qeveria ende nuk bëhet e ditur koha konkrete se kur do të ndodh kjo.
“Siç deklaroi kryeministri Zaev në fazën përfundimtare të negociatave nga pala maqedonase janë prezantuar më shumë opsione për zgjidhje të mundshme, por për një prej tyre është vërtetuar se ndoshta do të jetë e pranueshme për të dy palët. Nuk do të ketë komente të mëtejshme sepse fillimisht duhet të informohet lideri i VMRO-DPMNE, presidenti i shtetit dhe liderët tjerë, që do të ndodh shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e qeverisë.