Republika e Shqipërisë shkëlqeu mbrëmë në Maqedoninë e Veriut me një organizim diplomatik, politik, kulturor dhe artistik që nderoi komunitetin shqiptar të këtij vendi. Ngjarja përfshiu fëmijë nga shkollat e Butelit, artistë të njohur dhe moderatorin Emira e Manastirit të Alfabetit, duke krijuar një atmosferë krenarie dhe identiteti kombëtar.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili vlerësoi organizimin dhe theksoi rëndësinë e promovimit të kulturës dhe identitetit shqiptar jashtë kufijve të vendit.
Ngjarja kulmoi me urimet për 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, duke simbolizuar bashkimin dhe krenarinë kombëtare.
Ja postimi i plotë:
Shqipëria që duam – Kurrë si mbrëmë nuk ka shkëlqyer Republika e Shqipërisë në skenën diplomatike, politike, kulturore e artistike në Maqedoninë e Veriut.
Një organizim kuptimplotë, një fjalim impozant gjithëpërfshirës, një nevojë dhe një detyrim për shqiptarët e këtyre trojeve, të cilët prej vitesh meritonin të trajtoheshin me këtë nivel respekti; që nga fëmijët e shkollave të Butelit, të cilëve u ishte ndaluar të festonin me veshje kombëtare, e që mbrëm ishin “kalimi i nderit” të mirëseardhjes, e deri te moderimi skenik nga Emira e Manastirit të Alfabetit dhe te zëri kumbues i artistëve tanë.
E gjitha kjo ishte punë dhe angazhim i një njeriu që i ka dhënë shumë boshllëkut të Republikës së Shqipërisë në vendin tonë. E, siç do të thoshte miku im Izmit, s’kishe si të ndodhte ndryshe nga një familje jo e rastësishme, Familja Mejdani; s’kishe si të ndodhte ndryshe nga djali i Presidentit Rexhep Meidani dhe nipi i gjyshes partizane e çlirimtarës 14-vjeçare të LNÇ-së.
Faleminderit SHTZ Meidani,
Faleminderit Denion,
Faleminderit Shqipëri,
të pacim për jetë të jetëve.
Gëzuar 28 Nëntorin tonë!


