Dëshironi të rinovoni shtëpinë, të blini një automjet ose të shkoni në një destinacion të ëndërruar, por paga juaj nuk mjafton për të mbuluar kënaqësinë e tillë? Ka zgjidhje! UNIBanka ofron një kredi konsumatore pikërisht për këto nevoja.
Mund të aplikoni në internet, pa patrokës, dhe shpejt e lehtë të arrini te shuma që do t’ju mundësojë të kënaqeni me gjërat që kanë rëndësi për ju.
Kredia Konsumatore e UNIBankës ju ofron deri në 2.000.000 denarë fonde të gatshme, me një normë preferenciale kamate që fillon nga 4.5%, për të gjithë periudhën e shlyerjes, dhe pa kërkesë për patrokës.
Është krijuar për t’ju ndihmuar të menaxhoni shpenzime ose investime më të mëdha pa një barrë të menjëhershme për buxhetin tuaj. Nuk ka shpenzime të fshehura, dhe e gjithë procedura është transparente.
Me Kredinë Konsumatore të UNIBankës, mund të filloni rinovimin e pritur prej kohësh në shtëpi, të blini mallrat për të cilat keni ëndërruar gjithmonë, ose thjesht të konsolidoni borxhet ekzistues. Kuptimi i nevojave tuaja ju ndihmon të merrni vendime financiare më të mira, dhe me mjetet e duhura, siç është Kredia Konsumatore e UNIBankës, të arrini një ekuilibër të përsosur midis kënaqësive sot dhe planifikimit për nesër.
UNIBanka është një bankë dinamike dhe moderne dixhitale, e cila i kupton nevojat e të rinjve, pritshmëritë dhe qëllimet e tyre personale, duke ofruar produkte dhe shërbime që u mundësojnë atyre të realizojnë ëndrrat dhe të arrijnë pritshmëritë maksimale jetësore.
Prandaj, mos i shtyni planet dhe nevojat tuaja për shkak të mungesës së mjeteve financiare.


