Nëse një nënë qëndron me një fëmijë katërvjeçar në Spitalin “Kozle” për nëntë ditë, ajo duhet të paguaj një pagë minimale prej 12.000 mijë denarë.
Në klinikën për sëmundje të fëmijëve, shoqëruesi duhet të paguan 800 denarë në ditë, çmim jo i arsyeshëm, dhe barë shumë e madhe për familjet të cilët shpesh detyrohen ta lënë fëmijën vetëm në dhomën e spitalit, sepse nuk kanë mjetë financiare, njofton Medial.mk.
Shumë prindër janë të revoltuar nga çmimet e larta, por nuk kanë zgjidhje tjetër, ata doemos janë të detyruar ti lënë fëmijët e tyre, sepse bëhet fjalë për shëndetin e tyre.
Një nënë ankohet se këtë muaj ka mbetur pa para pasi që, gjithë paratë i ka dhënë për qëndrimin spitalor me djalin e saj të vogël.
“Unë jam një nënë nga Shkupi dhe shumë jam e revoltuar me mënyrën e pagesës në këtë spital. Unë isha me djalin tim katër vjeçar dhe për 7 ditë kam shpenzuar 7 mijë denar plus një participim prej 1.800 denarëve për djalin tim. Kjo është me të vërtetë shumë”, thotë një nënë nga Shkupi.
“Çmimet mos të flasim, ka raste kur duhet të qëndrojmë për 10 ditë, për shembull unë duhet të qëndroj dy javë me fëmijën tim pasi që ajo vuan nga bronkopneumonia dhe kjo sëmundje do kohë, si ta lë vetëm, nuk di se si do ia bëj”, ankohet një nënë tjetër e cila thotë se jeton vetëm me ndihmë sociale.
Prindërit kërkojnë që autoritetet të ndryshojnë politikën e pagesës, dhe të zvogëlojnë koston e pagesës së shoqërimit në spital. Ata ankohen se qëndrimi disa ditë zgjidhet, por cfarë do të ndodhte nëse, fëmija duhet të shtrohet në spital për 20 ditë?/medial.mk