Duke iu përgjigjur pyetjes se a ka deklaruar ministri i jashtëm grek Nikos Koxijas se Athina, përveç çështjes së emrit të Maqedonisë, konteston edhe gjuhën dhe kombin maqedonas, siç raportonin mediat greke, Koxijas u përgjigj se për problemin me emrin apo me gjithçka që ka të bëjë me të, nuk ka biseduar me askënd.
Ai pranon se Greqia është sjellë në mënyrë arrogante ndaj vendeve të rajonit në vitet e ’90-ta, por shton se tani – Greqia ka nxjerrë mësim dhe i është rikthyer politikës së ndërtimit të mirëbesimit. Ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajonit sot janë shumë më të mira sesa që perceptohet në opinion.
“Akoma nuk kemi filluar, por shpresoj se do të arrijmë përparim të ndjeshëm në lidhje me problemin e emrit dhe gjithçka që ka të bëjë me të. Asnjëherë nuk ka folur për atë se me çka ndërlidhet kontesti i emrit, me gjuhën apo me çështje tjera. Për këtë nuk kam folur”, u shpreh Nikos Koxijas, Ministër i Jashtëm grek.