Unë në mënyrë të qartë dhe të prerë i përcolla ndërmjetsuesit Nimic se ai nuk është kompetent për të treguar se çfare politike duhet të mbaj Athinës, as ta përshkruajë dhe aq më pak në mënyrë të gabuar, njofton kreu i diplomacisë greke lidhur me atë se çfarë i tha saktësisht Nimitz gjatë bisedës telefonike , pasi u kthye nga Shkupi, njofton Almakos.
Përmes një njoftimi për shtyp i dërguar medias natën e kaluar, raporton MPB nga Athina, Ministri i Jashtëm grek komentoi mbi zhvillimet më të fundit në zgjidhjen e çështjes së emrit.
“Kam pasur një bisedë të gjatë me përfaqësuesin personal të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, me z. Nimitz, i cili u kthye nga Shkupi. Kam vënë në dukje qartë dhe seriozisht se nuk është kompetente të flasë se cila është politika e Athinës dhe as ta përshkruajë në mënyrë të gabuar”, njofton Nikos Koxias, duke shtuar se negociatat duhet të bëhen në bazë të asaj që është rënë dakord në Davos, por edhe në bazë të pozitave të mbivendosura.
Shtohet se në bazë të brifingut që kisha në bisedimet dhe që zoti Nimic kishte në Shkup, e kam bërë të qartë se negociatat nuk mund të bëhen ndryshe përveç në vazhdimin e marrëveshjes në Davos. Përveç kësaj, çdo negociatë me mirëdashje bazohet në konvergjencat që tashmë janë arritur, thotë Ministri i Jashtëm grek në deklaratë.
Nikos Koxias përshëndeti gjithashtu deklaratën e Patriarkut Bartholomej, i cili bëri thirrje për qetësi dhe përmbajtje./Almakos

