Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sonte në orën 20:00 në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me liderët e partnerëve të koalicionit të LSDM-së, kanë konfirmuar për MIA-n, një pjesë e partive, pjesë e koalicionit.
Kovaçevski, sot në një deklaratë për mediat tha se ka biseduar dhe se sot do të bisedojë me një pjesë të mirë të partnerëve të koalicionit, në lidhje me siç tha ai, funksionimin e temave që janë të rëndësishme për funksionimin e Qeverisë, dhe në interes të qytetarëve.
“Po ashtu, kemi biseduar me partinë Alternativa, gjegjësisht me kryetarin e saj, kemi takime të rregullta, por nuk kemi biseduar për detaje për hyrjen e partnerit të ri në Qeveri, sepse detaje të tilla nuk janë biseduar me partnerin e ri potencial. Këtë ua konfirmoi edhe presidenti i Aleancës, se ne jemi parti politike, përfshirë edhe ASH-në, që jemi për vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit, por në lidhje për bisedime konkrete për detaje programore dhe kadrovike nuk kemi biseduar”, tha Kovaçevski, përcjell SHENJA.
Data 19.07.2025
Aktuale
- VLEN: Çka po të pengon Medreseja, Bujar Osmani?!
- Takimi Kurti–Limaj: Shpresat për një Kuvend funksional rriten në prag të konstituimit
- Mbretëresha e Algoritmeve: Ai-Da krijon portretin e Mbretit Charles
- Bastisje në Kërçovë, privohen nga liria dy persona pasi posedonin lëndë narkotike
- LSDM publikon emrat e kandidatëve për 16 komuna në zgjedhjet lokale të tetorit
- Tentoi të hapë derën e avionit gjatë fluturimit pas një sherri me stjuardesen, ja kush është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët (Emri+Foto)
- “Arsimi i lartë ka qenë një dramë!”- Prof. Dr. Et’hem Ruka: Universiteti Luarasi ishte ekselent që në fillim, po e mban me dinjitet vlerësimin
- Bashkëpunimi mes Universitetit “Luarasi” dhe “London School of Economics”, Prof. Dr. Et’hem Ruka: Sukses për Shqipërinë! Të rinjtë marrin diplomë elitare