Edhe pse bisedimet me palën bullgare për çështje të hapura politike zhvillohen në nivel ekspertësh deri më tani ende nuk ka ndonjë epilog. Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se Ministria e Jashtme pas takimeve informon për të gjitha rezultatet e bisedimeve, deri më tani nuk ka përafrim të qendrime, sipas tij, sapo të ketë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, ajo do të ndahet me publikun.
Që do të thotë se procesi zhvillohet në nivel të ekspertëve që punojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme me kapacitet të plotë me kolegët e tyre nga Republika e Bullgarisë dhe në momentin që ka një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, atëherë është normale që do të ndahet me publikun dhe normalisht do të ndahet përmes institucioneve të cilat do të duhet ta miratojnë atë vendim në përputhje me dispozitat ligjore dhe kushtetuese të shtetit.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski bëri të ditur se nuk do të mbështesë ndonjë pazar lidhur me bisedimet me Bullgarinë. Sipas tij, nëse pushteti do të kishte qëllim real ta përfshijë opozitën në proces, fillimisht është dashur ta ndajë me të pyetësorin 5+1 dhe të bisedojë në mënyrë serioze.
“Me siguri se ekziston ndonjë pazar pas perdes dhe prandaj VMRO-DPMNE, gjerësisht qeveria e ardhshme, një pazar të tillë të fshehur pas syve të opinionit, nuk e ka për qëllim ta mbështesë. Ky është mesazhi drejtuar Petkovit, Radevit dhe të gjithë që e falsifikojnë këtë proces”, tha Mickoski.
Mickoski potencoi se pozitat negociuese rrënohen me atë që po bëhet pazar me identitetin e popullit dhe identitetin e shtetit.