Harmonizimi i pensioneve do të realizohet sipas modelit zviceran dhe do të fillojë të aplikohet nga shtatori i këtij viti, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Metodologjia është sipas modelit zviceran, sipas të cilit rregullimi i pensioneve do të lidhet me rritjen e kostos së jetesës për 50% dhe pagën mesatare po ashtu me 50%. Është e pranueshme për vendin dhe do ta përmbushim në tërësi dhe do të fillojë të aplikohet pa vonesa shtesë me pensionin e shtatorit në këtë 2022”, tha Kovaçevski.