Në bazë të analizave që i janë dorëzuar KRE-së, nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së që TVSh-ja për rrymën të mos jetë më shumë se 5%, Kovaçevski tha se TVSh-ja në realitet duhet të jetë 18%, por në saje të qeverisë qytetarët atë e paguajnë 5%, kurse nga janari do të paguajnë 10%. Edhe përskaj kësaj Kovaçevski tha se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshon për amvisëritë që janë në bllokun e parë dhe të dytë.
“Blloku i tretë tarifor do të ketë ndoshta me një ndryshim të vogël, ndërsa blloku i katërt tarifor, ata qytetarë që konsumojnë shumë energji elektrike dhe kanë mundësi të paguajnë më shumë energji elektrike për nevojat e tyre, atje do të rritet çmimi dhe në të njëjtën kohë çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, këto janë 70 mijë kompani, ndërmarrje të vogla dhe të mesme që punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet, sipas asaj që shohim nga përllogaritjet, mund të ketë edhe ulje të çmimit të energjisë elektrike.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski gjithashtu informoi se do t’u paguhen borxhet institucioneve të rëndësishme shtetërore. Qëllimi është që të sigurohet funksionimi pa problem i institucioneve në kushte kur çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë është dhjetëfish më i lartë se para periudhës së krizës.