Ka disa individë në opozitë që nuk mendojnë si lidershipi i tyre dhe duhet inkurajuar. Kështu tha Kryeministri Kovacevski në brifing me mediat duke folur për ndryshimet kushtetuese. I pyetur nëse ka folur individualisht me ndonjë deputet të opozitës, ai u përgjigj:
“Nuk kam folur kurrë me asnjë deputet se si të veproj. Është detyrë e çdo individi të marrë një vendim që është në interes të qytetarëve. Nuk kërkoj deklarata të noterizuara dhe as nuk kërkoj dikë që të ndjekë verbërisht mendimin tim. Unë performoj me argumente”, tha Dimitar Kovaçevski – kryeministër.
Kovacevski iu referua mbështetjes së drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe deklaratës së zëvendësndihmës sekretarit të shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Theksoi se partnerët tanë strategjikë SHBA shprehën shqetësimin për bllokadën e opozitës në Kuvend.
“Ka mesazh të drejtpërdrejtë për opozitën. Nuk kam nevojë për mbështetje nga opozita për mua, vetëm se dallimet ideologjike nuk mund të jenë pengesë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit. Escobar dha mbështetje të drejtpërdrejtë për ndryshimet kushtetuese. Procesi i integrimit evropian është një proces i pakthyeshëm dhe askush nuk mund ta ndalojë atë. Opozita nuk duhet të më mbështesë mua, por qytetarët dhe shtetin në rrugën europiane”., pohoi Dimitar Kovaçevski – kryeministër .
Reaguan nga VMRO DPMNE. Na atje thonë që Kovacevski në vend që të fshihet pas brifingjeve, është më mirë të dale në debat me Hristijan Mickoskin
“Do të kishte mirë që Kovaçevski të dilte në publik në një debat me Hristijan Mickoskin në vend të brifingjeve, por ai vendosi të fshihet pas kamerave, dhe meqë mbanë brifingje, do të ishte mirë të dëgjohej edhe kjo. Të nderuar BDI dhe KSDM krijuan Frontin Anti-BE. Ata pranojnë publikisht se po abuzojnë brutalisht me flamurin europian, shenjë e shkurtimit të procedurave për harmonizimin e ligjeve me ato europiane. Përkundrazi, ata ndryshojnë një ligj tashmë të harmonizuar me BE-në dhe këtë e bëjnë duke shkelur mundësitë parlamentare për harmonizim më të shpejtë”, tha Naum Stoilkovski – zëdhënës.
Në lidhje me ndryshimet ligjore të propozuara me flamur të BE-së nga ana e Qeverisë, Kovacevski tha shkurt se ligjet me flamur europian i ka shpikur pikërisht Bashkimi Europian.