Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka plan për të siguruar shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, ndërsa lidhur me atë se kush hyn në shtet MPB-ja e respekton Ligjin për të huajt, ku ekziston dispozita sipas së cilës një qytetar i një shteti tjetër që paraqet rrezik mund të mos lejohet të hyjë në shtet.
Duke i`u përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me atë se sa shtetas bullgarë pritet të vijnë në shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, Kovaçevski tha se të gjitha numrat, shërbimet e sigurisë të të dyja shteteve i shkëmbejnë.
Kryeministri e përsëriti se MPB-ja me vendimin e Qeverisë angazhohet ta sigurojë ngjarjen, gjegjësisht të sigurojë festim të qetë dhe shprehu bindjen se atë do ta bëjnë.
“MPB në pajtim me ligjin dhe procedurat do të veprojë në drejtim të sigurimit të shënimit të qetë të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit”, tha Kovaçevski pas fjalimit në panelin e parë “Maqedonia e Veriut si hab energjetik i gjelbër – si të shndërrohet kriza në mundësi” në kuadër të konferencës “Viti i mundësive”.