Vitin e kaluar, 2022, e mbyllëm me 2300 vende të reja pune dhe mbi 430 milionë euro investime të reja dhe vitin e mbyllëm me eksporte rekord prej 3.7 miliardë euro.
Në tetor të vitit të kaluar, ne tejkaluam edhe kufirin më të lartë të eksportit prej tre miliardë eurosh, që ishte rezultati më i lartë i mëparshëm i arritur në vitin 2021.
Gjithsej 16.400 bashkëqytetarë tanë punojnë në kompani në zonat industriale në mbarë vendin”, tha Kovaçevski në fjalimin e tij gjatë vizitës në fabrikën Gereshajmer.
Drejtori i ZZHTI, Despotovski foli për rëndësinë e këtij investimi më të madh të vetëm.
“Investimi më i madh në histori individualisht, në historinë e ZZHTI-së, por edhe investimi më i madh në Greenfield që nga pavarësia e shtetit.
Bashkë me zgjerimin e këtij kapaciteti që vizituam sot, në të cilin tashmë po punojmë dhe me atë që shohim këtu, dy fazat e kompanisë arrijnë në një investim pak më pak se 200 milionë euro, ndaj po flasim për investimin më të madh të Greenfield në historinë e Maqedonisë së Veriut.
Është një hap serioz para”, tha Despotovski, duke shpresuar se në periudhën e ardhshme ky investim do të dyfishohet.
“Bashqytetarët tanë që janë të angazhuar në këtë kapacitet, punojnë jo vetëm për kompaninë, por edhe për njerëz të shumtë në mbarë botën.
Me të vërtetë, në hartën e investimeve është vetëm një pikë ku është e pranishme kjo kompani, e cila tregon se pavarësisht se ne jemi ende një pikë e vogël në atë hartë globale, ne mund të japim një kontribut serioz në ato sfida globale”, theksoi Despotovski, duke shtuar se Qeveria, ministra, deputetë punojnë për të mirën e qytetarëve.
Nënkryetari i “Geresheimer”, Oliver Burgel, theksoi se përveç përvojës së mirë në punë, një nxitje shtesë për zgjerimin e investimit është edhe mbështetja dhe kushtet që kanë marrë nga shteti si investitorë.
“Ne po shohim një zhvillim të rëndësishëm që ka rezultuar në nevojën për të zgjeruar prodhimin tonë për të mbështetur mundësitë në rritje.”
Kyçe për marrjen e vendimit për zgjerimin e investimit në Maqedoninë e Veriut ishte përvoja e mirë që patëm me investimin tonë të parë, kushtet e punës në vend, gjendja e infrastrukturës, transparenca e shpenzimeve, disponueshmëria e stafit të kualifikuar dhe mbështetja nga kompetentët.
Kjo na inkurajoi ta zgjerojmë investimin pikërisht këtu, në Maqedoninë e Veriut, pranë fabrikës ekzistuese, e cila sapo ka filluar në vitin 2019, e cila prodhon prodhim primar të plastikës për industrinë farmaceutike”, theksoi Burgel.
Ai shtoi se rritja e tyre është për shkak të fokusit të Gereshajmer në plotësimin e shijes së klientit dhe përsosmërinë në ekzekutim, e cila është pjesë e strategjisë së tyre të korporatës të iniciuar nga drejtori Dietmar Simsen.
E gjithë kjo, sipas Burgel, çon në pozicionimin e “Gereshajmer” si një partner i besueshëm në industrinë shëndetësore dhe farmaceutike.
Oto Graf, i ushtrues i përkohshëm i punëve në Ambasadën Gjermane, në fjalimin e tij u fokusua në rëndësinë e këtij investimi në bashkëpunimin dypalësh.
Ai theksoi:
“Sot është një ditë e lumtur për Maqedoninë e Veriut dhe Gjermaninë. “Gereshajmer” investon në kapacitete të reja prodhuese.
Kjo është për shkak të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, prandaj edhe investime të shumta gjermane po bëhen në Maqedoninë e Veriut”.