Për zgjidhjen e problemit me sulmin ndaj sistemit të Fondit për sigurim shëndetësor, po punojnë ekspertë nga vendi bashkë me ekspertë të kualifikuar të shteteve anëtare të NATO-s. Kështu theksoi kryeministri Dimitar Kova¬çevski në një intervistë për AIM, duke komentuar protestën e mjekëve.
Kovaçrvski thotë se kanë formuar ekip të veçantë pranë MPB-së ku marrin pjesë inxhinierë të IT-së nga Agjenci e kundërzbulimit dhe Agjencia e sigurisë të cilët po punojnë 24 orë për të zgjidhur problemin ashtu siç kanë punuar mjekët gjatë pandemisë. Të dhënat personale të qytetarëve janë të sigurta ndërsa për pagat ka para në buxhetin qendror dhe të njëjtat do të lëshohen, premton Kovaçevski.
“E kuptoj revoltën e punonjësve të shëndetësisë. Së pari, kishte informacione se nuk kishte para në buxhet. Në buxhet ka para edhe në Fondin e Shëndetësisë edhe në buxhetin qendror, por duke pasur parasysh mënyrën se si paguhen pagat dhe duke pasur parasysh sulmin kibernetik që po ndodh, kjo nuk ka qenë e mundur ditëve të fundit. Ne kemi punuar së bashku me Ministrinë e Financave dhe stafin e thesarit për të bërë të mundur këtë nga thesari qendror, që është një çështje e ndërlikuar, por që po punohet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV.