Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të ketë 15 këshilltarë të jashtëm, kurse listën e ka shpallur revista Fokus.
Sipas kësaj liste dy keshilltarë të Kovaçevskit do të jenë shqiptarë edhe atë Ismet Ramadani (vlera euroatlantike) dhe Edmond Ademi (politikë e jashtme).
Zoran Verushevski mbetete aty ku ishte në kabinetin e ish kryeministrit Zaev- këshilltar për siguri kombëtare, Nina Fiti (ekonomi), Dragan Vasilevski (mbrojtje).
Predrag Trpevski poashtu do të jetë keshilltar për ekonomi, Vanço Çaushevski për Procesin e Berlinit, kurse Anton Çaushevski për energjetikë.
Keshiltarë të kryeministrit Kovacevski do të jenë edhe Gligor Bishev, Ana Daneva Markova, Spase Dodevski, Maja Angelovska, Simona Ristevska, Elena Orana Ristevska dhe një keshilltar gjerman, transmeton Almakos.
Kovacevski e ka zvogëluar numrin e këshilltarëve në krahasim me ish kryeministrin Zoran Zaev i cili kishte mbi 50, kurse edhe më tepër kishte në kohën e Nikolla Gruevskit.