Raportohet se ministrat për Punë të Jashtme, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov kanë arritur një pajtim për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit.
Në takimin e mbajtur në Bruksel, ku Këshilli i BE-së, (KiE) sot do të diskutohet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, është arritur deri te ky çast i shumëpritur, bën të ditur korrespondenti i agjencisë AIM.
Mediat greke raportojnë se biseda telefonike ka patur edhe ndërmjet kryeministrave Alexis Tsipras e Zoran Zaev, që mund të pasojë me telefonata tjera, apo edhe me një takim të ri të të dy kryeministrave./Telegrafi/