Pas marrjes në pyetje në PSP, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, ka deklaruar se ka kërkuar qasje deri tek provat dhe se nuk e di për farë e akuzojnë.
Ai para gazetarëve tha se edhe njëherë është vërtetuar se PSP po vepron në bazë të urdhrave të LSDM.
Në pyetjen se ku është ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Kotevski deklaroi se nuk e din ku gjendet ai.
Ai është marrë vesh me prokurorët përsëri të paraqitet në këtë institucion si i dyshuar, por t’i mundësohet qasje në provat.
Qasje në provat kanë kërkuar edhe Rangellova, Dimitriev dhe Janakievski.