Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë. Kryetari ai bëri të ditur se në vendbanimin Vizbeg po zhvillohen punime intensive për asfaltimin e disa rrugëve.
Sipas tij, ofensiva ndërtimore po realizohet me dinamikë të fuqishme dhe do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera të komunës që janë përfshirë në projektin e gjerë të rikonstruksionit rrugor.
Komuna e Butelit ka planifikuar asfaltimin dhe rehabilitimin e gjithsej 70 rrugëve, me një investim prej 150 milionë denarësh.
Postimi i plotë i Kostovskit:
Vazhdojmë me asfaltimin e rrugëve në Vizbeg!
Ditë e re, projekte të reja. Nuk ka ndalim kur bëhet fjalë për qytetarët e Komunës së Butelit!
Po punohet intensivisht në rrugët e vendbanimit Vizbeg.
Ofensiva ndërtimore po zhvillohet me dinamikë të fuqishme.
Vazhdojmë edhe në vendbanimet tjera që janë përfshirë në ofensivën e madhe ndërtimore.
Po asfaltojmë dhe po rehabilitojmë 70 rrugë dhe investojmë 150.000.000 denarë.
Zhvillim i barabartë dhe i njëtrajtshëm në të gjitha vendbanimet!
#KomunaButel


