Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar opinionin se e kanë mbyllur një objekt pa leje në Vizbeg dhe se është duke vijuar procedura e prishjes së atij objekti.
“ Nga ana e inspektorit të ndërtimit sot në Vizbeg ishte i mbyllur një objekt ilegal, vijon largimi!
Sot e filluam procedurën për largimin e një objekti pa leje në Vizbeg, momentalisht nga ana inspekcionit ndërtimor, objekti u mbyll.
Përskaj procedurës për largimin e këtij objekti do të vijoje edhe padi adekuate për ndërtim pa leje dhe uzurpim të tokës shtetërore.
Askush nuk guxon që të jetë përmbi ligjin!”, ka shkruar Darko Kostovski.


