Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka marr pjesë në dorëzimin e pajisjeve për aktivitetin fizik për nxënësit e klasës së parë, pajisje këto donacion nga Univerziteti për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi, transmeton Almakos.
“ Sot të gjithë nxënësit e klasës së parë në Komunën e Butelit u pajisën me çanta dhe fanella si pjesë e mjeteve për aktivitet fizik.
Falënderim i madh për Univerzitetin për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi për këtë donacion që do të kontribuojë për mësim më cilësor të edukimit fizik.
Sporti, më saktësisht, zhvillimi fizik i fëmijëve është faktor kyç për një shoqëri të shëndosh dhe funksionale. “, shkruan Darko Kostovski.









