Zgjedhjet në funddhjetor të LSDM-së, dega Kumanovë, kanë zgjuar interes edhe e shqiptarët. Kjo për arsye të aktivizimit të shumtë të shqiptarëve në zgjedhjet e fundit lokale për partinë në fjalë, shkruan gazeta Lajm.
Nga aktivitetet e fundit partiake vërehet se te shqiptarët Martin Kostovski, kryetari aktual i degës gëzon përkrahje të skajshme. Nën udhëheqjen e Kostovskit dhe bashkëpunimin konstruktiv me shqiptarët Kostovski në zgjedhjet lokale shënoi fitore historike për LSDM-në e Kumanovës, ku kandidati- tash kryetar i qytetit Maksim Dimitrievski, fitoi bindshëm.
Kostovski është drejtor i Gazetës zyrtare të Maqedonisë.
Përvec Kostovskit, kandidatë tjerë, por pak të njohur për publikun shqiptarë habë Goran Stojkovski, Aleksandar Arsiq, Tomica Iliq, Lubisha Nikoliq…