Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit, paralajmëroi asfaltimin e dhjetë rrugëve në Luboten të Shkupit, transmeton Almakos.
“ Në fazën e parë do të përfundojnë katër rrugë deri në fund të vitit, dokumentacioni projektues është në tërësi i përgatitur, shumë shpejt do të hapet edhe procedura tenderuese.
Faza e dytë do të realizohet në vitin 2023, është duke rrjedhur përgatitja e dokumentacionit projektues.
Në Luboten në këtë periudhë do të vijoje një investim në SH.F.K.”Liman Kaba”, për detajet do të njoftoheni shumë shpejtë.”, shkroi midis tjerash Darko Kostovski./Almakos/








