Në pesë muajt e parë nga zbatim i Garancisë së të rinjve, e cila është pilot program është zbatuar vetëm në tre komuna, tashmë janë përfshirë pothuajse 2.000 të rinj,
informoi deputeti në Kuvendin e RM-së nga radhët e LSDM-së Kostadin Kostadinov për përfitimet nga eurointegrimet e Maqedonisë.
“Prej tyre, 586 të rinj tashmë janë punësuar, 705 të rinj janë kyçur në masat aktive për punësim, ndërsa 952 të rinj janë pjesë e shërbimit për ndërmjetësim!, thotë Kostadinov.
Sipas tij, masat dhe programet për punësim të cilat po zbatohen konform Planit operativ për punësim japin rezultate, ndërsa programi Garanci për të rinj po tregohet jashtëzakonisht si një masë efikase për punësim dhe trajnim të të rinjve.
Sqaron se përmes Planit operativ për punësim janë përfshirë mbi 4.000 persona dhe ky trend plotësisht do të intensifikohet me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Deputeti i LSDM-së thotë se pikërisht për shkak të këtyre përfitimeve, në referendumin më 30 shtator qytetarët do të japin mbështetje për hyrje në BE dhe në NATO përmes pranimit të Marrëveshjes për ardhmëri, me ruajtjen e identitetit kombëtar maqedonas.
Data 24.08.2025
Aktuale
- Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’! (Artur Zhejit, në vend të kurorës)
- Mucunski në takim pune në Bruksel, në fokus axhenda refomuese e vendit dhe hapat e mëtutjeshëm në procesin a aderimit në BE
- Revolucioni i ri në teknologji: Ulefone Tab A9 Pro dhe Tab A9 Pro Kids
- Filipçe: Qeveria po i hap dyert për parregullsi zgjedhore
- Mickoski: BDI është simbol i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë
- Si një grua e quajtur ‘mbretëresha e kiametit’ po siguron të ardhmen e familjes së saj
- Mickoski: Opozita flet për polarizim etnik, mirëpo kjo qeveri ka përkrahur projektet edhe në komunat me të cilat udhëheq BDI-ja
- (VIDEO) Në ZNAM heqin dorë nga “dëshira” për ta hequr “Batenderin”