30 Janar 2019 / 14:46
Edhe një dështim i Hristijan Mickoskit dhe grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, kështu e cilësoi debatin e djeshëm për interpelancën ndaj ministrit të jashtëm Nikoilla Dimitrov, deputeti i LSDM-së Kostandin Kostadinov. Sipas tij mezi 20 deputetë votuan për interpelancën e ministrit Nikolla Dimitrov.
“Elementet anti-evropiane të udhëhequra nga Mickoski janë gjithnjë e më të dobëta”, kështu u shopreh në kionferencën e sotme ëpr shtyp, deputeti I LSDM-së Kostadin Kostadinov.
“Debakli i Mickoskit është i qartë, vetëm 1/6 e deputetëve nga gjithsejtë 120 deputetë, vetëm 20 nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së mbështetën interpelancën. U humb një ditë e tërë që deputetët të debatonin për dëshirat anti-perëndimore të Mickosit në vend që tu përkushtoheshin reformave në interes të shtetit”, tha Kostadinov.
Loading…