Një çikliste ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e së shtunës në Gjenevë. Dy drejtues automjetesh janë arrestuar, të dyshuar se kanë shkaktuar aksidentinPasi ka goditur një biçikliste 31 vjeçe në Gjenevë duke i shkaktuar vdekjen, një kosovar 33 vjeçar është arrestuar së bashku me një francez (22), transmeton albinfo.ch. Ata të dy po bënin një garë makinash në qytet të premten mbrëma.
Sipas hetimeve fillestare, dy shoferët ishin duke garuar në Gjenevë, në segmentin e rrugës Quai du Mont-Blanc. Ishte rreth orës dy të mëngjesit. Pas rrugës Quai Wilson, ata u kthyen në Route de Lozanne dhe u përplasën me një çikliste që po kalonte rrugën.
Me atë rast gruaja është goditur rëndë dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, shkruan sda.ch.
Automobilisti që ka goditur gruan, 33-vjeçari kosovar, akuzohet për vrasje të mundshme me dashje, ndërsa shoferi tjetër, francezi 22-vjeçar, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, përcjell albinfo.ch. Të dy personat duhet të përgjigjen edhe për shkelje serioze të rregullave të qarkullimit rrugor.Pasi ka goditur çiklisten, kosovari ka humbur kontrollin e automjetit të tij, i cili më pas ka rrëshqitur. Ai ka kaluar në mes të korsisë dhe është përplasur me një makinë që po afrohej. Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është dërguar në spital.
Data 14.08.2026
Aktuale
- VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?
- Rikthimi i veprave të Matisse: Si policia braziliane zbuloi grabitësit e artit
- “Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë
- Dhunuan familjarët, dy të arrestuar në Lezhë e Kurbin. Në banesë iu gjetën tritol, armë zjarri e municion luftarak
- Kufizime në autostrada për automjetet mbi 20 tonë, nga ora 11:00 deri në 17:30
- BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës
- BDI: Më pak se 40 shqiptarë në mesin e 549 policëve të rinj
- Dita e 76-të e revoltës! Diaspora zbarkon sot në Tiranë, qytetarët në shesh për dorëheqjen e Ramës



