Kosova sërish me shifra të larta, regjistron 12 viktima dhe 529 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosova sërish me shifra të larta, regjistron 12 viktima dhe 529 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Të dielën, Kosova regjistroi 12 viktima dhe 529 raste të reja me sëmundjen COVID-19, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.



“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja me koronavirus dalin pas testimit të 4.413 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Ndërkaq, numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 194 raste.

Gjatë 24 orëve paraprake, 503 pacientë janë shëruar nga COVID-19, që e çon në 82.064 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, në total janë regjistruar 97.996 r aste, ku prej tyre 1.988 raste kanë përfunduar me fatalitet. Raste aktive vazhdojë të jenë 13.944.

Ish-zyrtari i PS në Durrës