Kosova ka njoftuar sot se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinën anti-covid, përmes një marrëveshje me kompaninë Pfizer, të arritur në një takim virtual, online. Po ashtu, Kosova do të ketë edhe 360 mije doza sipas akordit me Covax.
Këto u bënë të ditur me një shenim në Facebook të Ministrit të Shendetësisë atje, Zemaj.
Të njëjtën gjë ka arritur edhe Shqipëria. Por qytetarët tanë e paguan shumë më shtrenjtë.
E para sepse mbuluan një vizitë super të shtrenjtë të Ramës dhe delegacionit të tij në SHBA. Dhe tjetra, se u detyruan ta marrin këtë sasi, të shitur shumë shtrenjtë nga propaganda e rilindjes. Dhe u detyruan të dëgjojnë nga Edi Rama se si ai përmes heroizmit personal paska arritur të gjejë vaksinën. Dhe dëgjuan për orët pa gjumë të kryeministrit.
Mirëpo, e vërteta vonon po një ditë del. Kosova ka arritur të njëjtën gjë pa shpenzime të çmendura të kryeministrit në turizëm disa ditor në pikun e pandemisë. Dhe u ka kursyer qytetarëve propagandën që të sjell zorrët në grykë.
Kuptohet qartë se Pfizer ka një kontratë tip dhe një sasi standarde dozash për vende si ne. Dhe të njëjtën gjë ka akorduar për Kosovën në mënyrë krejt të natyrshme. Dhe të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë ku kryeministri shet mend gjithë ditën se arriti të sigurojë ai i vetëm, me krejt botën kundër, melhemin për popullin, pa vënë gjumë në sy.