Ministri grek i punëve të jashtme Nikos Kosias ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me stabilitetin e Maqedonisë, dhe ka deklaruar se “situata jostabile në Shkup, në masë të madhe ka të bëjë me mungesën e kulturës së kompromisit dhe konsensusit”.
Në fjalimin e tij e organizuar nga ana e Lëvizjes së ideve dhe aksioneve PRATOO, me të cilën ai kryeson, Kosias foli për më shumë çështje.
Ai ka kritikuar edhe BE-në, duke thënë se ajo më nuk ka vizion dhe orientim.
“BE po synon të bëhet një lloj perandorie, si në Romë e re dhe nuk mund të përgjigjet në më shumë kriza: financiare, borxheve, Breksit, mungesë e institucioneve, krizën e emigrantëve, marrëdhëniet me Turqinë. Dhe më e rëndësishmja BE ballafaqohet me krizë në përballjen me kriza”, ka thënë shefi i diplomacisë greke.