Në Maqedoni korrupsioni është prezent gjithandej, në Institucione por edhe tek qytetarët. Me këtë u arrit niveli më i lartë i “shtetit të kapur”. Të dhënat e një hulumtimi të “Institutit për Demokraci” Societas Civilis” u publikuan në një debat në të cilin u tha se njerëzit që luftojnë korrupsionin duhet të kenë integritet personal.
Nën institucion, këtu mund të nënkuptohet Prokuroria Publike, Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit, Enti shtetëror i revizionit si dhe shumë institucione të tjera që janë të lidhura me atë sistem të luftës kundër korrupsionit. Ne flasim për vendim personal, apo njerëz të cilët do munden në kushte të tilla të pafavorshme të bëjnë një luftë vendimtare kundër korrupsionit – deklaroi Misha Popoviq, Resurse
Si shembull i kulturës së qeverisjes me veprim të qartë selektiv, Popoviq e citoi bombën e opozitës për prishjen e objektit Kosmos të biznesmenit Fiat Canoski. Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri Mile Janakieski biseduan për vërejtjet e një diplomati për trajtimin e tyre selektiv.
N.Gruevski: Dhe i them ashtu në lëvizje, e di, i them jozyrtarisht më thuaj përveç këtë me emrin që i nervozojmë këta të Brukselit, çfarë tjetër ju pengon më shumë te ne? Dy gjëra thotë, dhe të dyja lidhen me Rrjetën e merimangës. Njëra thotë, është zbatimit i së drejtës. Mirë i them, një shembull? Shembull thotë e rrënoni Fiatin. Mirë, por nëse e rrënoni, rrënoni të gjithë që janë si Fiati, ose mos e rrënoni asnjë. Ose ligji të vlejë për të gjithë, apo nëse nuk e aplikoni për pothuajse të gjithë, mos e aplikoni kundër njërit që është kundërshtar i juaj politik … “
Mile Janakieski: Ka kuptim.
Nikolla Gruevski: Asgjë nuk kemi shembur, vetëm Fiatin e kemi shembur, që të gjithë të tjerët të ndërtojnë ligjërisht – thuhet në përgjimet “Bomba 5” – Shkatërrimi i Kosmos-it.
Sipas analizave të fundit të shumë OJQ-ve, pothuajse 75 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është i mundshëm, dhe 30 për qind prej tyre u është kërkuar mitë dhe ata kanë dhënë. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparencë International, Maqedonia renditet e 90ta në botë.
Alsat M