Mersel Bilalli
S’ka ditë që nuk më bie të lexoj lloj-lloj teori të konspiracionit lidhur me pandeminë aktuale, e që më së shumti kanë të bëjnë me “komplotin botëror” financiar. Pa dashtë që t’i komentoj këto teori, pasi janë larg domenit tim, është fakt se ndër shekuj kur objektivisht as që kanë ekzistuar financat rajonale e globale, pandemitë kanë kositur popullata të tëra. Familjet e sotme magnate finaciare botërore as që kanë ekzistuar atëherë.
Si pandemi më e vjetër njihet ajo e Peloponezit e shekullit 5- p.e.r, e cila pat zhdukur afro 70 për qind të popullatave, madje edhe mbretin e famshëm Mark Aureli. E njohur është edhe „Мurtaja Аziatike“ e cila në shekullin 6, e pat mbytë mbi gjysmën e popullatës aziatike. Ole Benegditou, profesor në Oslo, sqaron se në mesjetë “Murtaja Burgone” pat mbytur afro 60 milon njerëzm, pra afo 65% të popullates së aëhershme evropiane ose 32% të popullatës botërore. Dejv Vagner shkruan se “Murtaja e Zezë” kishtë mbyt rreth 200 milion njerëz (gjatë viteve 1347-1353). Evopës iu deshtën dy shekuj që ta këthej popullatën e humbur nga kjo murtajë. “Lia e Madhe”, gjer në shekullin 20 kur u gjet vaksina kundër saj, morri jetën e afro 500 milion banorëve (aq sa Kina kishtë banorë në fillim të shekullit 20). Nga epidemitë spanjolle të eksportuara në Amerikë në shekullin 15 u patën zhdukë afro 80 % të popullatës vendase, kurse “Gripi Spanjoll N1H1” gjatë viteve 1918-1920 pat zhduk rreth 100 milion njerëz.
Shkenca dhe teknologjia, pesë dekadave të fundit sikur çrrënjosën shumë epidemi të vrasjeve masive, por disa viruse apo bakterje sikur pësojnë mutacion. Tani serisht frika e përmasave botëroreve lidhur me Koronavirusin duket s’i pak e tepruar. Ekspertët thuajnë se ai nuk paraqet ndonjë rrezik të madhë për njerëzimin botëror, por që nëse nuk menaxhohet si duhet fare lehtë mund të sjellë gjer në kaos të vërtetë me përmasa të mëdha qetësie e sigurie në shumë vende të botës. Problemi nuk është te numri i viktimave, pasi ai realisht duket se është i ulët, diku 2 – 3 për qind nga ata që manifestojnë simtome më serioze nga smundja, pasi një pjesë e konsiderueshme e të infektuarve as që e ndjejnë smundjen dhe ata nuk hyjnë në statistikë. Kështuqë realisht përqindja e vdekshërisë është akoma më e vogël. Të përkujtojmë se në Evropë kemi rreth 16 herë më tepër në ditë vdekshmëri nga infarkti dhe kanceri. Por, panik s’ka!
Nëse është ashtu, atëherë ku qëndron problemi që qeveritë e shumë shteteve në botë përjetojnë horror duke ndërmarr masa drastike radikale në funksionimin e shoqërisë? Përgjigja është në kapacitetin shumë të madhë infektues të këtij virusi, për të cilën ekspertët Perëndimorë konstatojnë se afro 13 herë është më shpejt infektues se sa virusët e zakonshëm të gripit. Normal se një masovitet kaq të madhë infektimi, fare lehtë mund të sjellë gjer në kolaps çdo sistem shëndetsorë, veçanarisht të shteteve të dobëta. Në këso rastesh fare lehtë mund të humbet kontrolli për shkak të numrit drastik të pacientëve të infektuar që shumfish mund t’i tejkalon kapacitetet ekzistuese shëndetësore. Radhët për tretman do të ishte maramendëse sikur në filmat e fantazive, kurse kapacitetet reale larg nevojës. P.sh. numër i kufizuar aparatesh për frymëmarrje artificiale as përafërsisht nuk mund të plotësojnë përmasat e mëdha të kësaj epidemie, kështuqë kjo mjekët do t’i detyronte në seleksionim të pacientëve, gjë e cila mund të shkaktojë revoltë me përmasa masive dhe vandaliste. Në fakt këtë nuk mund ta përballojë asnjë shtet në botë. Në këso rrethanash personeli mjekësor fare lehtë mund të paralizohet, barnat të shteren dhe të fillojnë pakënaqësitë dhe sjelljet destruktive në çdo ambient tjetër, gjë e cila sjell në kaos të vërtetë në gjithë shtetin ku çdo gjë kolabon duke përfshirë edhe policinë. Andaj edhe me arsye të gjitha shtetet e botës i frikohen këtij virusi, madje disa e emërojnë edhe si “Virus i Djallëzuar”.
Shtetet domosdo duhet të ndërmarrin masa drastike që të kufizojnë numrin e të infektuarve, por edhe të sigurojnë kushte jetese dhe funksionim elementar të institucioneve. Edukimi i detajuar i populates duhet të ketë prioritet absolut. Dhe të pushojmë së vajtuari dhe seriozisht tí qasemi punës. Sepse lotët mund të sjellin keqardhje, por vetëm puna sjell rezultate.