Korniza e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jet gati gjatë ditëve në vazhdim dhe pritet të gjendet para Këshillit të BE-së gjatë javës së ardhëshme, thotë Eurokomisionerit për zgjerim Oliver Varheji. Sipas zyrtarëve të BE i gjithë pakoja e zgjërimit duhet të ndodhë gjatë vjeshtës.
“Korniza negociuese midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut , përmban parimet mbi të cilat duhet të zhvillohen negociatat midis dy palëve dhe pasi të jetë gati, ai duhet të miratohet nga vendet anëtare të Unionit. Pas miratimit të saj, sipas njoftimeve, duhet të mbahet seanca e parë ndërqeveritare, e cila nënkupton edhe fillimin zyrtarë të negociatave për anëtarësimin në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrë vendimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësimit në fund të muajit mars. Nga 1 Korriku fillon Presidenca gjermane me BE-në dhe e njëjta pritet ta mbajë fokusin në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE.”- tha Oliver Varheji, eurokomisioneri për zgjërim.
Zgjedhjet e parakohëshme, Varheji: Pres detaje, duhet të jenë korrekte
Zyrtarët e BE-së poashtu janë duke i përcjellë edhe zhvillimet e fundit në RMV rreth caktimit të datës për zgjedhjet ë Parlamentare. Varheji potencon se zgjedhjet duhet të jenë të lira, korrekte dhe demokratike, e partive t’u lihet kohë e mjaftueshme për fushatë zgjedhore.
“Ne kemi parë njoftimin për qëllimin e mbajtjes së zgjedhjeve në korrik. Duhet ti shohim detajet. Zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike duhet të mbahen me kohën e mjaftueshme për fushatë, dhe kjo kohë e fushatës të jetë e mjaftueshme për të gjitha subjektet politike. Ne duhet të shohim se si kjo përpjekje mund të realizohet në kohën me covit – 19. Ne do të flasim me Qeverinë e RMV-së për të gjitha këto.”- tha Varheji.
Mbetet të shihet se si do të inkorporohen mbajtja e zgjedhjeve Parlamentare në vend, me fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Janë këto dy procese të cilat mund të realizohen në të njëjtën kohë dhe korniza e bisedimeve mund ta gjej RMV pa Qeveri dhe në proces zgjedhor.