Kreu i PD-së, Sali Berisha foli sot jashtë Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e Erion Veliajt dhe akuzat që rendojnë ndaj tij.
Berisha tha se Veliaj është një kopje e shpifur e kryeministri Rama.
Më tej kreu i PD tha se sot ai do të paraqiste dhjetëra fatura blerjesh të Erion Veliajt, që Prokuroria i ka përjashtuar nga dosja.
Berisha: Favoret që Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit janë të pakrahasueshme me lejet dhe vjedhjet e Ramës me lejet e ndërtimit.
Vërtetë Arbri, vëllai i Erjonit është hajdut si vëllai i madh, por baxhanaku i Ramës është peshkaqen shumëfish i Arbrit më tendera. Rama përpiqet me çdo kusht të mbyllë mikrofonat e parlamentit. Veliaj kopje e shpifur e Edi Ramës. Rama shumëfish, hajni i Erion Velisë.
Rama i ka bërë favore të mëdha Arbrit..prerjet 500 të mykura mbajnë ere trafiku dhe droge.
Është e vërtetë se edhe Lali Eri ka udhëtuar me charter, por 10 herë më pak se Rama. Veliaj ka bërë udhëtim me vakancë, por detokse si Rama me 10 mijë euro hotelin nuk i ka bërë tjetër në Shqipëri.
Kanë marrë dhjetëra tendera me Veliajn dhe donin garderobën njësoj me Layyla Assadin. Gardëroba e Velicës me fatura doganore, blerje online shkonte 867 mijë euro. Unë i kam në çantë do do i paraqisja në parlament dhjetëra fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja.
Fustrane 3 mijë paund, 2.800 paund. Por nuk është përfshirë viti 2014 ai ka një kryq në dosje, nuk ekziston.