Konsideroj se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e mirë dhe korrekte, shkruan profesoresha e Katedrës për studime ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale në
Fakultetin athinas Pandio dhe ish-deputetja nga PASOK-u, Marilena Kopa, nga kolumna e saj për gazetën “Efimerida ton sidakton”.
“Marrëveshja i jep fund kontestit 26-vjeçar dhe asnjëra palë nuk është mposhtur ose ofenduar. Edhe që të dyja palët fitojnë në sferën që e konsiderojnë për të rëndësishme, Greqia emrin, të cilin në mënyrë efektive e ndan pjesën – shtetin e pavarur nga tërësia, rajoni më i gjerë gjeografik i Maqedonisë, i cili u përket tre vendeve, ndërsa IRJM e fitoi identitetin dhe gjuhën”, shkruan Kopa dhe shton se në interes të Greqisë është që “të mos ekzistojë vrimë e zezë në kufirin verior, e lënë në ndikimin rus dhe turk, por vendi të integrohet në institucionet euroatlantike”. Profesoresha hollësisht dhe gjerësisht përgjigjet në një pjesë të pyetjeve që parashtrohen në opinionin grek lidhur me Marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Si do të quhet tani banorët e Maqedonisë?” është pyetja e parë që e parashtron Kopa dhe përgjigjet se nuk do të ketë kurrfarë ndryshime, ata edhe më tej do të quhen njëjtë si edhe deri tani, për shkak se “në Greqi, termi maqedonas aludon në prejardhje gjeografike, e jo në nacionalitet”. Ajo thotë se
tek ne, gjërat janë më ndryshe.
“Një term gjeografik, banor i Maqedonisë, maqedonas, gradualisht fitoi karakteristika etnike, me faktin se në rajonin që sot është IRJM, banorët sllovenë nuk duan të identifikohen as me serbët, as me grekët, e madje as, kryesisht, me bullgarët. Kështu, në bazë të rajonit ku jetonte ky grup slloven, i cili në bazë dëshironte të dallohet nga nacionalitet e tjera sllovene në rajon, me kalimin e viteve, fitoi karakteristika të përkatësisë nacionale”, shpjegon profesoresha Kopa në kolumnë.
Lidhur me pyetjen për nacionalitetin maqedonas, profesoresha thotë se negociatat u janë dedikuar çështjeve materiale siç janë emri i shtetit dhe shtetësisë, e jo në tema abstrakte.
“Ekziston e drejta e vetëvendosjes dhe nuk mundemi që askujt t’i themi që të mos ndjehet maqedonas ose diçka tjetër”, shkruan profesoresha.
Në kolumnën e saj, ajo i shpjegon edhe parakushtet për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Këto qëndrime dhe pozicione, profesoresha Marilena Kopa i transmetoi në konferencën akademike, që muajin e kaluar, e organizoi Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A
- Bali në luftë me mbeturinat: Robotët pastrues shpëtojnë plazhet e tij
- Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës
- Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën
- Dhuna është përshkallëzuar në rrugët e Beogradit, Vuçiq tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve – Si po reagon Brukseli
- Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij në Facebook
- VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re
- GAZA (PALESTINË)