Nëse dëshirohet të ketë bujqësi moderne, konkurrente, e orientuar
drejt eksportit, Maqedonia duhet ta zhvillojë kooperativizmin dhe ta zbatojë procesin e bashkimit të sipërfaqeve të përpunueshme, porosisin ekspertët vendor dhe të huaj.
Por, kjo është nënvizuar edhe në të gjitha analizat e përgatitura viteve të fundit, ndërsa e tregojnë edhe përvojat e deritanishme.
Kooperativizmi është tashmë një nga segmentet kyçe të politikës agrare të Maqedonisë. Nënkupton bashkim i tokës që, ndërkaq do të thotë garancë për zbatim cilësor, të harmonizuar, prodhim planor, zbatim të teknologjive të larta, praktikë të mirë bujqësore, plasman të sigurtë, miratim të tregjeve të huaja,… Përmes formimit të kooperativave, bujqit mund edhe më lehtë të aplikojnë për mbështetje
financiare nga shteti dhe nga fondet IPARD.
Bashkimi i tokës, ndërkaq është segmenti i dytë i rëndësishëm ndaj të cilëve bujqësia e Maqedonisë duhet të përkushtohet. Struktura momentale e pavolitshme e sipërfaqeve bujqësore të cilat janë të vogla dhe të fragmentuara, ka ndikim të drejtpërdrejtë negativ ndaj ekonomizimit, , të ardhurave dhe përfitimit të ekonomive bujqësore.
Plotësisht, pronat e vogla bujqësore janë fragmentuar në pesë dhe më shumë parcela hapësinore të largëta me madhësi prej vetëm 0,2 hektarë mesatarisht. Për shkak të imtësimit, një pjesë e madhe e parcelave nuk kanë qasje deri te rruga dhe deri te sistemet prë ujitje.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven