06 March
Nga viti i ardhshëm kapacitetet industriale që lëshojnë substanca të rrezikshme do të kontrollohen më shumë. Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me ekspertë të huaj për vitin 2018 paralajmëroi një ligj të ri për të kontrolluar lëshimin e gazrave nga objektet industriale.
Për sa i përket asaj se sa ligji i ri do të jetë më i ndryshëm nga ai aktual, varet nga vetë sektori industrial, në ndonjë sektor do të ketë ndryshime më të mëdha në aspektin e asaj sa të ashpra do të jenë sasitë maksimale të lejuara, ose përqendrimet e emisioneve të lëshuara në ajër dhe ujë. Sektori i energjetikës me siguri do të ketë sasi maksimale rigoroze të lejuara, sipas ligjit ekzistues – deklaroi Besa Tateshi nga Ministria e Ekologjisë.
Ekspertët e huaj thonë se përfitimet e ligjit të ri do të lejojnë që kapacitetet industriale të kenë standarde të qarta, do ta përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe ujit dhe do ta përmirësojnë menaxhimin me mbeturinat.
Përfitimi më i rëndësishëm i kësaj do të jetë një mjedis më i pastër në Maqedoni dhe përfitime shëndetësore për popullsinë që vuan nga ndotja e industrisë – tha Klemens Konrad, ekspert nga Austria.
Këto ligje të reja në vendet e BE-së janë zbatuar tashmë 7 vjet, përkatësisht që nga viti 2010. Ende llogaritet se sa do ti kushtojë Maqedonisë kjo rregullore e re. Kombinati Jugohrom i cili cilësohet si ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Tetovës, së pari do të duhet të përputhet me standardet ekzistuese, dhe pastaj me ato të rejat. Nga Ministria e Mjedisit përsëritën se Jugohromi nuk do të fillojë punën deri sa të vendos sistemin e kërkuar të filtrimit.
Bojana Simonoviq

