Investimet në arsim dhe theks në arsimin e mesëm janë një prej pikave kryesore që përmban Strategjia për zhvillimin e Çairit – Kontrata 2017-2021 që kandidati për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, do të realizojë në sferën e arsimit gjatë mandatit katërvjeçar.
Në megaprojektin që përbëhet nga gjithsej 11 shtylla kryesore, Arsimi, që
përfshin çerdhet, kopshtet e shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm, zë një
vend të posaçëm në listën e prioritete për kandidatin Ganiu. Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” është objekti i cili në të cilin investimet parashikohen të përfshijnë transformime në hapësirat e brendshme dhe të jashtme të shkollës, duke e shndërruar këtë institucion të arsimit të mesëm në një shkollë me kushte bashkëkohore për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Kontrata parashikon ndërtimin e një biblioteke dhe salle leximi, me hapësira të gjera për të plotësuar kërkesat e nxënësve, me ndriçimin e duhur, ulëse dhe kënde komode për të lexuar dhe mësuar.