Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë për nenin 66 paragrafi 3 dhe 4 nga ligji për buxhete, shkruan TV21. Gjykata ka dyshime për rregulloren e posaçme që e pati sjellë Ministria e Financave, me të cilën paguhen 30% si shtesa të pagave për një kategori të punëtorëve në Ministrinë e Financave, Drejtorinë për të Ardhura Publike, në Dogana, në Inspektoratin e Devizave, Byroja për Furnizime Publike, Drejtorinë për Parandalim për larje të parave dhe financim të terrorizmit dhe Policia Financiare.
Gjykata ka vendosur që të ndërpritet pagesa e këtyre shtesave, duke filluar nga ky muaj. Nëse në fund sillet vendim që kjo rregullore të shfuqizohet, ka mundësi që të gjitha të hollat që ata punëtorë i kanë marrë si shtesa prej 30%, do të duhet t’i kthejnë prapa.
“Sipas gjykatës, parashikimi i pagesave në atë mënyrë siç është regulluar në këtë paragraf të kontestuar, pa një vërtetim paraprak të një të drejte të tillë, është në kundërshtim me qeverisjen e së drejtës si vlerë themelore dhe është në kundërshtim me nenin 32 paragrafi 5 nga Kushtetuta sipas të cilit, realizimi i të drejtave të punëtorëve regullohen me ligj dhe marrëveshje kolektive. Kjo do të thotë se deri te vendimi final të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të kryhen pagesa ose shtesa të pagave në vlerë prej 30% për të punësuarit konkret”, pohoi Hristina Bellovska – zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.